Lajme
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve kërkohet liberalizimi i vizave
Ministria e Kulturës ka organizuar konferencën “Ndërtimi i Paqes për të Rinj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve ku u kërkua liberalizimi i vizave
Ministria e Kulturës ka organizuar konferencën “Ndërtimi i Paqes për të Rinj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve ku u kërkua liberalizimi i vizave.
Vullnetarja nga OKB në Kosovë, Iana Minochikina, ka thënë se të rinjtë në Kosovë përballen me sfida të ndryshme siç është papunësia. “Të rinjtë në Kosovë ballafaqohen me shumë probleme si papunësia dhe kjo i përket të gjithëve pa dallim etnie apo raste dhe shumë shpesh janë zgjedhjet ato që rrjedhin prej të rinjve dhe janë tradicionalist të njohur si të rinjtë që bëjnë sherre dhe jam shumë e lutur që shoh që sjellja e njerëzve ka ndryshuar dhe më vjen mirë që zëri i tyre dëgjohet sot”, ka deklaruar ajo.
“Kosova asetin kryesor e ka rininë dhe promotori i zhvillimit të vendit. Departamenti jonë vetëm këtë vit ka financuar 200 organizata joqeveritare. Ne dëshirojmë të jemi në një agjendë të përbashkët me BE mirëpo të rinjtë e Kosovës nuk janë të barabartë me bashkëmoshataret e tyre dhe ne vazhdimisht e kemi ngritur këtë çështje, pra që të rinjtë tanë të jenë të barabartë”, ka deklaruar Xhevat Bajrami, Drejtor i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës.
Dita Ndërkombëtare e të Rinjve shënohet në mbarë botën që nga viti 1999.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













