Koronavirusi: çast pas çasti
Në Kosovë 18 të shëruar dhe vetëm 3 raste të reja me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 18 pacientë të shëruar dhe vetëm 3 raste të reja të infektimit me pandeminë e koronavirusit.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).
Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020 gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së
TETËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE TRI RASTE ME COVID-19!
Sot, më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 3 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).
Sot, më 18 maj 2020, janë shëruar 18 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020, gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.841.034 raste të COVID-19 dhe 317.371 raste të vdekjes.
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’ JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Voice of My People” rikthen në ekran historinë e Islam Alijajt – një rrëfim mbi përfaqësimin, demokracinë dhe fuqinë e angazhimit qytetar Dokumentari “Voice of My People”, që sjell në qendër rrugëtimin politik të deputetit zvicerano-shqiptar Islam Alijaj,... -
Feride Rushiti prezanton në Berlin përvojën e Kosovës në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës -
Joshua dhe Prenga përballen “sy më sy”, reagimi i shqiptarit pushton rrjetin
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pa veturë: Sfida e pazakontë që po provohet në një qytet zviceran Rreth 60 banorë të qytetit La Chaux-de-Fonds kanë pranuar sfidën për të kaluar gjithë muajin qershor... -
Turistët e huaj mund të përfitojnë më lehtë nga kthimi i TVSH-së në Zvicër -
Anketat tregojnë se iniciativa kundër emigracionit ka gjasa të refuzohet në Zvicër -
Lucern
I panjohuri sulmon disa gra në Lucern, policia kërkon dëshmitarë -
Zvicër
Saktësi milimetrike: Ulja e helikopterit në Zvicër bëhet virale















