Kosova

Në Kosovë janë vaksinuar 324.107 persona

Referuar statistikave, në Kosovë momentalisht janë 104 raste aktive me Covid-19. Ndërsa që deri më tani janë vaksinuar 324.107 persona, përcjell albinfo.ch.

Nga ta 233.117 kanë marrë dozën e parë të vaksinës, kurse me dozën e dytë deri tani janë vaksinuar 93.551 persona.

Në Kosovë vaksinimi po bëhet për të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç.