Kosova
Në Kosovë ka mbi 500 mijë vetura, sa nga to janë të paregjistruara
Sipas kësaj shoqate ky numër i veturave të paregjistruara është shqetësues, sepse humbjet për shtetin sillen deri në 5 milionë euro në vit, kurse 44 milionë euro paguhet dëme nga kompanitë

Në rrugët e Kosovës aktuakisht qarkullkojnë mbi 500 mijë vetura. Por, jo të gjithë janë të regjistruara dhe kanë targa të Republikës.
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka treguar se sipas të dhënave që kanë janë së paku 110 mijë vetura të paregjistruara që qarkullojnë rrugëve të Kosovës, që sipas tyre, dëmet e të cilave janë prej miliona eurosh si për kompanitë e sigurimeve, ashtu edhe për buxhetin e shtetit.
“Vetura të paregjistruara janë rreth 110 mijë. Këto dëme për industrinë janë sikurse vende të minuara me bomba. Dëmet që i shkaktojnë këto vetura nëpër aksidente i paguajnë të gjitha kompanitë e sigurimeve përmes fondit të kompensimit që është në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Janë 2.5 deri në 3.7 milionë euro çdo vit që Byroja paguan dëme për këto automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara e që janë barrë shtesë për kompanitë e sigurimeve”, transmeton monitor.
Sipas kësaj shoqate, ky numër i veturave të paregjistruara është shqetësues, sepse humbjet për shtetin sillen deri në 5 milionë euro në vit, kurse 44 milionë euro paguhet dëme nga kompanitë, përcjell albinfo.ch.
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës që të bëhet pastrimi i databazës, kështu duke u bërë e fshirja e veturave të paregjistruara më shumë se dy vjet.
E të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dallojnë nga ato që i ka Shoqata e Sigurimeve.
Sipas të dhënave të MPB-së, shihet se janë saktësisht 47 mijë vetura të paregjistruara, të cilat janë identifikuar nga viti 2010.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës tregojnë se shifrat e aksidenteve për vitin 2019 janë mjaft të larta.
Për këtë vit kanë ndodhur 66 aksidente të rënda, ku kanë humbur jetën 76 persona dhe janë lënduar 4 mijë e 443 persona.
Për periudhën janar-shtator janë shqiptuar 321 mijë e 690 tiketa trafiku.
Në shumicën e rasteve, sipas Policisë, fajtor është faktori njeri dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar për ngasje.
Në Kosovë janë rreth 1120 lloje të veturave të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: VW, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMW dhe Daimler Benz.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
KQZ publikon numrat nga të cilët po kontakton diasporën për konfirmim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se është duke vazhduar me procesin e verifikimit...
-
Kurti dhe Osmani premtojnë përfshirjen e diasporës në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë
-
Ardiana, nëna e trinjakëve nga Zvicra: Jam krenare me të tre!
-
Vështirësimi i votimit nga diaspora
-
Kosovarja, studentja më e mirë në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë
Jeta në Zvicër
-
Gjyqi Federal dëbon kosovarin nga Zvicra: “I ka djegur të gjitha shanset” "Megjithë faktin se ishte brenda vuajtjes së dënimit me kusht, ai bëri edhe më tutje delikte...
-
Rënie e theksuar e “Vlerës R” të Covid-19 në Zvicër
-
Zvicra, e prekur nga vonesat e vaksinës Pfizer-BioNTech
-
Zvicër: Për 3 ditë, 4703 infeksione të reja dhe 121 të vdekur
-
Varianti i ri i koronavirusit godet kantonin më luksoz të Zvicrës