Lajme

Në Australi është mbajtur festivali më i madh i kulturës shqiptare

Bëhet e ditur se në Queens Gardens është mbajtur festivali më i madh i kulturës shqiptare në Australi “Shepparton Albanian Harvest Festival”, përcjell albinfo.ch.

Të pranishëm ishin qindra shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar nga vende të ndryshme të Australisë për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje unike.

Këngë dhe vallja shqipe jehoi në këtë festival, ku edhe shumë të rinj vallëzuan, duke sjellë valle burimore shqiptare.