Lajme
Në Vjenë gjenden rreth 34 mijë kompani me prejardhje migrimi
Supermarkete turke, furra buke shqiptare apo kompani ndërtimi kroate: Në Vjenë thuhet se janë të regjistruara rreth 34,000 kompani me prejardhje të huaja
Kompanitë e drejtuara nga migrantët në Vjenë japin një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për diversitetin, por edhe shumë më tepër. Këtë e tregojnë përllogaritjet e Dhomës së Tregtisë së Vjenës, e cila ka anketuar për herë të parë rëndësinë ekonomike të kompanive migrante. Rezultati i këtij hulumtimi del se rreth 34 mijë kompani kanë pronarë persona me prejardhje migrimi, njofton albinfo.at.
Me këtë shifër është menduar kompanitë, të cilat sipërmarrësit e tyre ose nuk kanë shtetësi austriake ose nuk janë lindur në Austri.
Siç raporton “Kurier”, 34 mijë kompanitë migrante arrijnë një xhiro totale vjetore prej rreth 6.4 miliardë euro dhe gjenerojnë një vlerë të shtuar bruto prej 7.45 miliardë eurosh. Kështu, ato kontribuojnë pothuajse dhjetë miliardë euro në produktin e brendshëm bruto (GDP) të Austrisë. Sipas një llogarie, këto kompani paguajnë rreth 3.7 miliardë euro taksa dhe detyrime në vit, përcjell albinfo.at.
Tregtia, sektori më e rëndësishëm
Këto kompani punësojnë rreth 21,000 persona dhe indirekt krijojnë 45,500 vende pune me kohë të plotë në kryeqytet. Dega më e fortë e kompanive të drejtuara nga emigrantët është shitja me pakicë, me një vlerë të shtuar vjetore prej rreth 1.8 miliardë euro. Pasuritë e paluajtshme dhe banesat janë në vendin e dytë me 760 milionë euro, të ndjekura nga shërbimet teknike të pavarura me 708 milionë euro. Ato pasohen nga industria e ndërtimit (694 milionë euro), shërbimet e tjera ekonomike (642 milionë euro) dhe industria e akomodimit dhe hotelerisë (510 milionë euro).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













