Shqipëria
Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore
Nesër do të mblidhen në Luksemburg ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të përgatisin draftin me konkluzione për çështjet kryesore në agjendë. Drafti u kalohet më pas liderëve të shteteve, në samitin e 17-18 tetorit.
Këshilli Evropian ka zbardhur edhe agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm, që zhvillohet nesër.
Procesi i zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në krye të agjendës.
Diskutimi do të bazohet në konkluzionet e miratuara vitin e kaluar për dy shtetet ballkanike dhe ku jepej mbështetje për hapjen e negociatave në vitin 2019-të, vendim i cili po kundërshtohet aktualisht nga Franca, Holanda dhe disa shtete të tjera.
Sa i përket Shqipërisë, në agjendën e takimit të nesërm thuhet: “Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Kjo përfshinte, ndër të tjera, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfunduar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta. Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e rezultateve të mëtejshme të reformës, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil”, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave Asamblistët në fjalë janë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP)...
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane