Bota

Nesër zgjidhet pasardhësi i Merkel

1 mijë e 1 delegatë do të marrin pjesë në zgjedhjen e pasardhësit të Kancelares gjermane, Angela Merkel. 

CDU e cila është në pushtet, nesër do të zgjedh pasuesin e Angela Merkel i cili do të vihet në krye të partisë, shkruajnë mediat gjermane përcjell Albinfo.ch. 

Angela Merkel e cila deri më sot ishte udhëheqësja e CDU në Gjermani që nga viti 2005, ka njoftuar se do të largohet nga pozita e liderit të partisë. 

Ajo ka shkruar se nuk kishte pasur në plan të rihapte garën për postin e kancelares.

Zgjedhja e udhëheqësit të ri do të bëhet mes shumë politikanëve profesionistë apo të rastësishëm në nivel shtetëror, rajonal apo lokal.

Njëra ndër kandidatët për pozitën e Merkelit, është edhe Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Aneghart Kramp Karenbauer.