Lajme
Nga 11 shkurti në Itali hiqet detyrimi për maska
Thuhet se Italia mund të heqë detyrimin për mbajtjen e maskës në gjithë territorin e saj prej datës 11 shkurt. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë i thanë agjencisë së lajmeve ANSA se vendimi është duke u diskutuar dhe do të jetë një shenjë shprese për italianët, përcjell albinfo.ch.
Të njëjtat burime thanë se më pas do të vendoset nëse do të hiqen maskat edhe në zonat e verdha dhe portokalli të rrezikut. Autoritetet shëndetësore italiane thanë se vala e infeksionit është në rënie dhe në 31 mars mund të hiqet gjendja e jashtëzakonshme.
Kërkesat për heqjen e kufizimeve dhe rikthimin në jetën normale po shtohen edhe në Gjermani. E përditshmja gjermane Bild ia bëri këtë kërkesë publikisht qeverisë përmes një artikulli, ku shkruan se nuk ka më arsye për kufizime teksa Omicron po i shndërron infektimet në një virozë të zakonshme, transmeton tvklan. Për këtë u referohet shifrave ditore që po thyejnë çdo rekord të gjithë periudhës së pandemisë, por që nuk e kanë shtuar numrin e të shtruarve në terapinë intensive apo atë të vdekjeve. Kërkohet ndjekja e shembullit të Suedisë dhe Danimarkës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune Ministrja e Brendshme, Elisabeth Baume-Schneider, prezantoi të mërkurën ligjin e ri federal për kushtet e punës...
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA