Lajme
Nga 22 bashki, socialistët fituan 16
Rezultatet e zgjedhjeve preliminare nxjerrin Partinë Socialiste fituese të zgjedhjeve lokale. Në Tiranë Erion Veliaj i PS-së prijnë dukshëm kundrejt Halim Kosovës të PD-së
Procesi i numërimit të votave në Shqipëri po ecën me ritëm të ngadaltë, ndërsa nga votat e numëruara shihet se prijnë koalicioni i majtë në shumicën e bashkive. Sipas rezultateve preliminare, në 22 bashki sa ka përfunduar procesi, krahu i majtë i ka fituar 16 prej tyre, ndërsa e djathta demokratike ka fituar vetëm 6 bashki.
Me fitoren në zgjedhjet vendore, të majtët marrin apriori mandat 4-vjeçar në Himarë, Konispol, Belsh, Gramsh, Urë Vajgurore, Libohovë, Mirditë, Skrapar, Konispol, Delvinë, Pustec, Kolonjë, Has, Pukë, Fushë Arrëz e Peqin.
Të djathtët aktualisht konfirmohen fitues në Përmet, Tropojë, Klos, Selenicë, Mat dhe në Vorë.
Sa i përket Tiranës, për 363 kuti të numëruara nga 864, kryeson Erion Veliaj i Partisë Socialiste me 53.81 për qind, kundrejt 38.65 për qind të rivalit demokrat, Halim Kosova.
Nga numërimi i deritanishëm, kandidatët e të majtës kryesojnë dhe në Durrës, Vlorë, Berat, Fier, Elbasan, Gjirokastër e Korçë.
Në zgjedhje u thirrën rreth 3.4 milionë shqiptarë me të drejtë vote dhe morën pjesë rreth 1.5 milionë ose afro 47 për qind. Ata votuan për kryetarët e rinj të 61 bashkive në gjithë vendin dhe këshillat e rinj bashkiakë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Ndihma federale për zhdëmtimin e viktimave nga Crans Montana Qeveria federale do të kontribuojë deri në 20 milionë franga zvicerane për çdo zgjidhje që rezulton... -
Temu ka tejkaluar Amazonin në tregtinë elektronike zvicerane -
Shpenzimet e kujdesit për fëmijët së shpejti do të ulen për familjet zvicerane -
Nga taksat te pensionet: Çështjet e mëdha për të cilat Zvicra do të votojë në nëntor -
Orë të pafundme bllokimi trafiku, kjo është gjendja e trafikut në Zvicër











