Muzikë
Nga Vjena, në Kosovë, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu do të mbajnë koncert
Dy artistët shqiptarë nga Austria do të kthehen te rrënjët e tyre për të mbajtur një koncert për artdashësit
Dy artistët shqiptarë, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu, do të cilët jetojnë dhe veprojnë në Vjenë, do të kthehen te rrënjët e të parëve, pikërisht në Mitrovicë, për të mbajtur një koncert, shkruan albinfo.at.
Koncerti do të mbahet më 9 nëntor, nga ora 19:00, në Muzeun e Qytetit.
Dy kitaristët e rinj dhe të talentuar nga Mitrovica, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu, që na bëjnë krenarë përtej kufijve, do të performojnë për herë të parë së bashku në vendlindjen e tyre.
Një mundësi unike për të shijuar mjeshtërinë e tyre artistike në Muzeun e ngrohtë dhe frymëzues.
Vlen të theksohet se hyrja është e lirë për të shijuar artin dhe talentin e brezit të ri.
Tringa Sadiku filloi të mësojë kitarën në moshën shtatëvjeçare në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, për të vazhduar në Akademinë e Arteve në Prishtinë në klasën e prof. Xhevdet Sahatxhijës dhe Drilon Çoçajt. Gjatë gjithë studimeve, Sadikut iu ofruan disa bursa për të ndjekur masterclass me kitaristë të njohur, si dhe për të performuar në festivale si Akademia Gitary Festiwal- Poloni, Berlin Guitar Festival-Gjermani, Soliste me sezonin e Filarmonisë së Kosovës, Chopin Piano Fest-Kosovo, Dam Festival. – Kosovë, Dokufest, Manifesta Bienal, Festivali ReMusica- Kosovë, Akademia Verore e Muzikës Evropiane ESMA- Kosovë etj. Sadiku aktualisht po studion në Universität für Kunst und Darstellende Arts në Graz, Austri në klasën e prof. Lukasz Kuropaczewski dhe Paolo Pegoraro.
Diar Aliu është kitarist i shquar klasik e mësimet e para i mori në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë. Aktualisht studion në “Universitetin e muzikës dhe arteve skenike” në Graz nën drejtimin e profesor Łukasz Kuropaczewski. Gjatë karrierës së tij dhjetëvjeçare, ai ka fituar çmime prestigjioze, ndër to çmimet e para në “Palaio Faliro Athens Guitar Festival” (Greqi), “Festivali ndërkombëtar i kitarës në Pejë” (Kosovë), “Festivali i Kitarës në Shqipëri”, konkursi “Kitara ndërkombëtare në Mal të Zi”, “Festivali i Kitarës në Pleven” (Bullgari) “Festivali i kitarës në Ankara” (Turqi) dhe “Forum Gitarre Wien” (Austri). Fitoi çmimin special për interpretimin më të mirë në “Bremen Guitar Competition” (Gjermani) Së fundmi, ai performoi solo recitale në “11th Postojna Guitar Festival” në Slloveni dhe “28th Forum Gitarre Wien” në “Wiener Konzerthaus” në Vjenë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gërvalla flet në Cyrih për rolin e mediave të diasporës në ruajtjen e identitetit Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve shqiptarë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore, si...
-
Një histori dashurie shqiptaro-gjermane, në qendër të romanit “Hanna”
-
Gërvalla dhe Kurti, në tubimin e Partisë “Guxo”, në Kreuzlingen, Zvicër
-
Garazhi i tetovarit me odë pritjeje për klientë
-
Zvicër: Premiera e filmit “Trouble Shooters” me protagonistë kryesorë Blerim Destanin dhe Noizyn
Jeta në Zvicër
-
PostBus do të fillojë pranimin e pagesave me kartë krediti Duke filluar nga viti i ardhshëm, disa shoferë të autobusëve ikonë të verdhë do të pranojnë...
-
Nisma “Jo Zvicrës së 10 milionë njerëzve”, pritet të dalë për votim në 2025-ën
-
Zvicra po shqyrton mundësinë për vendosjen e “taksave të migracionit” për punëtorët e huaj
-
Raporti: A u llogaritën gabimisht shpenzimet për financimin e AHV-së?
-
SBB është hekurudha e dytë më e mirë në Evropë