Kosova

Ngjason shumë me presidenten Osmani, vajza nga Shqipëria bëhet virale

Video

Duket se “TikTok” ka bërë që shumë njerëz të gjejnë personat që ngjasojnë shumë me ta, përcjell albinfo.ch.

Një vajzë nga Shqipëria është bërë virale në këtë platformë, pas ngjashmërisë që ka me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vajza, emri i së cilës nuk dihet, por që në Tiktok mban emrin “Beby_ot”, ka marrë shumë komente se me presidenten ngjason për shkak të mollzave dhe flokëve kaçurrela.

“Të gjithë në komentet e videos së fundit më keni thënë që ngjaj me Vjosa Osmanin, besoj që ngjaj nga mollëzat dhe flokët”, thotë ajo në videon, ku shfaq edhe fotografinë e presidentes për të krahasuar ngjashmërinë.