Maqedonia
Nis fushata online që shqiptarët e Maqedonisë të mos quhen “20%-shi”
Shqiptarët e Maqedonisë kanë nisur një fushatë online, ku bëjnë thirrje që me kushtetutë të njihen si ‘komuniteti shqiptar’, e jo vetëm si “bashkësia etnike mbi 20%”.
Në qendër të fushatës “Mos më quaj 20%, unë jam shqiptar”, janë kërkesat për partitë politike që ta japin kontributin e tyre dhe që përmes amendamenteve të propozojnë në parlament ndryshimin në kushtetutë të emërtimit “bashkësia etnike mbi 20%”.
Shqiptarët në këtë shtet e konsiderojnë fyes emërtimin e tyre vetëm me përqindje.
Fushata në Facebook, gjithashtu, synon edhe zëvendësimin në pjesët ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%”. Në vend të saj kërkojnë që të shkruhet “gjuha shqipe”.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile















