Lajme
Nis ndërtimi i gardhit 550 km, i bllokon emigrantëve hyrjen në vendet e BE’së
Që prej fillimit të qershorit, përgjatë kufirit 680 km që Lituania ndan me Bjellorusinë, janë regjistruar më shumë se 1000 kalime të paligjshme
550 km gardh do të ndërtojë Lituania përgjatë kufirit me Bjellorusinë në përpjekje për t’i ndaluar emigrantëve hyrjen në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian.
Njoftimi i kryeministres Ingrida Simonyte i ka përshkallëzuar kështu edhe më shumë mosmarrëveshjet me Minskun. Ky vendim vjen në mesin e akuzave në rritje se Bjellorusia po lejon kalimet në Lituani në formë shpagimi ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Vilniusi u detyrua të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të emigrantëve të paligjshëm, të cilëve sipas tyre, autoritetet bjelloruse i kanë dhënë drite të gjelbër kalimi.
Lituania, anëtare e bllokut 27 anëtarësh, është shtëpi e disa figurave te rëndësishme opozitare nga Bjellorusia, te larguara drejt këtij fqinj për t`i shpëtuar përndjekjes.
Simonyte njoftoi se ka nisur tashme ngritja e një barriere të mirëfilltë fizike e cila do të ndajë dy shtetet dhe do të bllokojë fluksin e klandestinëve. Që prej fillimit të qershorit, përgjatë kufirit 680 km që Lituania ndan me Bjellorusinë, janë regjistruar më shumë se 1000 kalime të paligjshme
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë













