Shqipëria
Nisin homazhet për Zarife Hasanaj, sot ditë zie në Shqipëri
Kanë nisur homazhet për nder të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të FA në Letoni, në Pallatin e Kongreseve.
Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore do të nderojnë për herë të fundit nëntetaren që vdiq në krye të detyrës. Përpara trupit të Dëshmores së Atdheut u përkul i pari i ati i saj, e familjarë të tjerë.
Dje, Këshilli i Ministrave, ka vendosur që data 10 maj 2019 të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, raportojnë mediat shqiptare.
Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.
Pas ceremonisë trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












