Kosova
Nisma mbetet jashtë Kuvendit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.378/2019, e paraqitur nga subjektit politik Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 24.10.2019, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovojë ankesën e këtij subjekti dhe të Urdhërohet KQZ-ja që të anulojë, të përjashtojë nga rezultatit i numërimit në tërësi grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.
Dhe ankesën: Anr.377/2019, të datës 23.10.2019, e parashtruar nga Veton Berisha – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me anë të së cilës ka kërkuar që të urdhërojë KQZ-në për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e KQZ-së, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019.
Të dy ankesat janë hedhur poshtë të palejuara.
Për më tepër informata ju mund keni qasje në ueb faqe dhe faqen në Facebook të PZAP-it për vendimet e PZAP-it Anr.378/2019 të datës 25.10.2019 dhe Anr.377/2019, e datës 25.10.2019.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












