Kosova
Një i vdekur e pesë të plagosur nga konflikti me armë zjarri në Prishtinë
Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur nga konflikti i armatosur në Prishtinë që ndodhe orët e vona të së dielës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi kka bërë të ditur se përveç 5 të plagosurve që janë në intensivë, që automatikisht llogariten të arrestuar, Policia ka ndaluar edhe një person tjetër, ndërsa janë në kërkim të së paku edhe dy personave të tjerë të dyshuar.
“Bashkë me prokurorin kujdestar, me krimteknikën, policët shtesë të angazhuar. Janë dy familje të cilat si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë qenë të përfshira edhe sot në ngjarje”, tha Gashi.
Në anën tjetër siç konfirmoi kryeprokurori Gashi “një person është i ndaluar për një vepër penale të mëhershme, është ngritur aktakuzë të enjten, për të Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar edhe masën e vazhdimit të paraburgimit”, tha tutje ai.
Fjala është për Shkumbin Sekiraqën, ndaj të njëjtit është ngritur aktakuza javën që lamë pas.
E gjithë ngjarja që u regjistrua sot, dyshohet se ishte për rastin për të cilën u akuzua nga Prokuroria e Prishtinës, Shkumbin Sekiraqa.
Kryeprokurori dha detaje edhe për vendin e ngjarjes dhe gjuajtjet me armë.
“Këtu në vendin e ngjarjes minimum 3 persona kanë sulmuar me armë të gjata, ka nisur një shkrepje me armë, kanë mbetur të plagosur 5 persona dhe një person ka mbetur i vdekur” – tha Gashi.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth ores 22:00 të datës 01.09.2024 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Aktash të Prishtinës. Ngjarja dyshohet të ketë filluar në një lokal e më pas ka kaluar edhe në rrugë./Kallxo.com
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













