Lajme
Gratë ruse në Zvicër, të cilat e kanë kritikuar Putinin, kanë frikë nga Kremlini
Rusët kritikë ndaj regjimit të Putinit duan të qëndrojnë në Zvicër
Një numër grash ruse në Zvicër, të cilat kanë kritikuar luftën në mediat sociale dhe për këtë arsye kanë frikë nga pasojat nga Kremlini, po kërkojnë nga Këshilli Federal që t’u japë atyre azil, përcjell albinfo.ch.
“Unë mund të kuptoj se këto gra janë të shqetësuara”, tha Ulrich Schmid, profesor i kulturës dhe shoqërisë ruse në Universitetin e St. Gallen. “Është e mundur që shërbimi sekret rus të raportojë për njerëz që janë kritikë ndaj luftës”.
A duhet të marrin azil dezertorët rusë dhe kundërshtarët e luftës në Zvicër? Pikëpamjet e deputetëve ndryshojnë.
Për një deputet të Gjelbër, Balthasar Glättli, Zvicra duhet t’u japë këtyre kundërshtarëve të luftës viza humanitare.
Megjithatë, sipas Thomas Aeschi nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), “Zvicra duhet t’i trajtojë të gjithë azilkërkuesit në mënyrë të barabartë”, duke theksuar se ka shumë njerëz në vendet e tjera “të cilët janë gjithashtu të kërcënuar”.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), rusët që qëndrojnë në Zvicër mund të aplikojnë në kantonin e tyre të qëndrimit për të zgjatur lejen e tyre ekzistuese të qëndrimit. “Do të kontrollohet nëse i plotësojnë kushtet ligjore për këtë”, tha SEM.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale