Kosova
Një shqiptar i Shqipërisë blen 43% më pak se një i Kosovës me pagën e tij
Shqipëria ka pagat mesatare më të ulëta në rajon, thotë Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike dhe Banka Botërore në një raport të publikuar për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Por, deri këtu nuk ka ndonjë risi. Raporti analizon me detaje se sa është diferenca reale me rajonin, pra e konvertuar në standard jetese dhe çmime. Në Shqipëri paga mesatare në 372 euro për frymë, rezulton të jetë pa diskutim më e ulëta në rajon.
Kosova është e parafundit në listë me një pagë në 511 euro, pra 37% më e lartë, ndërkohë që në Mal të Zi fiksohet në 765 euro, pra mbi dy herë më e lartë. Të dhënat e fundit i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se gjatë këtij viti Shqipëria njeh rritjen më të madhe të pagave në rajon, me 6.6%. Edhe të konvertuara në paritetin e fuqisë blerëse, rezulton se pagat e shqiptarëve janë ato më të ulëtat në rajon. Pra, një shqiptar mesatar blen bindshëm më pak se fqinjët e tjerë me pagën e tij, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Një shqiptar i Kosovës, i cili ka pagën e dytë më të ulët në rajon, blen 43% më shumë produkte (të njëjtat produkte) se një shqiptar i Shqipërisë. Edhe sa i përket kostos së punës në orë, pa diskutim që Shqipëria është e fundit, me vetëm 2.41 euro në orë për një biznes, nga ku 2.02 euro shkojnë për rrogat. Ky është niveli më i ulët në rajon. Në koston e punës, veç pagës, hyjnë edhe taksat dhe kontributet shoqërore, si dhe trajnimet që paguan punëdhënësi, pra sa i kushton atij 1 orë pune e një punëmarrësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?