Lajme

Një ushtar humb jetën dhe tjetri lëndohet rëndë në aksident trafiku

Një automjet ushtarak i tipit Puch gjatë ushtrimeve për autoshkollën ushtarake ka rrëshqitur nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë rreth njëqind metra

Sot, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Sustenpass, ka humbur jetën një ushtar dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Siç bën të ditur Departamenti Federal i Mbrojtjes, një automjet ushtarak i tipit Puch gjatë ushtrimeve për autoshkollën ushtarake ka rrëshqitur nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë rreth njëqind metra.

Familjarët e dy personave të aksidentuar janë informuar dhe janë tashmë nën përkujdesjen e një ekipi profesionist kujdestarësh, shkruan sda.ch.

Po këtë trajtim e kanë marrë edhe kolegët e dy personave që pësuan në aksident.

Dy ushtarët kanë qenë duke ndjekur aftësimin për ngasje të automjete ushtarake. Të dy kanë pasur patentshoferët në jetën civile.

Autoritetet e drejtësisë ushtarake kanë nisur hetimet lidhur me rastin.