Lajme

Një zviceran bëri shaka lidhur me një bombë në një aeroport në Filipine

Policia më pas inspektoi gjerësisht aeroportin dhe kontrolloi bagazhet e pasagjerëve.

Nuk u gjet asnjë eksploziv, por zvicerani tani po përballet me akuza pasi gënjeu me shaka se ka bombë në Filipine, përcjell albinfo.ch.

Policia arrestoi një 63-vjeçar zviceran në Filipine për një kërcënim të dyshuar me bombë në aeroportin Del Carmen. Burri u arrestua të martën, sipas mediave lokale.

Ai u përgjua nga një punonjës i aviacionit, i cili më pas e denoncoi në policinë e aeroportit. Mesa duket zvicerani kishte bërë një kërcënim me bombë për qejf.

Policia më pas inspektoi gjerësisht aeroportin dhe kontrolloi bagazhet e pasagjerëve. Fatmirësisht nuk u gjet asnjë eksploziv.

Për bonorin zviceran priten akuza dhe dënim në shtetin përkatës. /Albinfo.ch