Shqipëria
Një zviceran e dy polakë arrestohen në Shqipëri kapen me kanabis
Policia Kufitare e Shqipërisë ka goditur një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” si edhe një rast tjetër të “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” duke arrestuar kështu katër persona në mesin tyre dy polak dhe një zviceran, transmeton albinfo.ch.
Policia shqiptare njofton se një person është shpallur në kërkim për këtë rast, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Policia shqiptare ka arritur të sekuestrojë në pikën kufitare në Qafë-Thanë një sasi prej 24, 412 lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Të arrestuarit janë Jozef Drynda, 23 vjeç dhe babai i tij Mikolaj Drynda, 47 vjeç. Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeçe të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale.
Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar edhe një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit zviceran Gabrijel. L, 28-vjeç. Pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë të mjetit të tyre tip “BMW” me targa ZG42268, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2029532957333065/
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












