Kosova
Njihuni me vlerat ushqyese të specave
Kur specat me variacionet e tyre në ngjyra shfaqen në treg, e kuptojmë se vera me të vërtetë ka mbërritur! Le të zbulojmë vetitë e kësaj perimeje, përcjell albinfo.ch.
Specat janë perime që i përkasin familjes së madhe Solanaceae, e njëjta që përfshin domatet, patëllxhanet dhe patatet. Kjo familje megjithatë përfshin specie të shumta, për këtë arsye specat dhe patatet, për shembull, nuk janë aq të ngjashme me njëri-tjetrin.
Bima e specit është vendëse në Amerikën e Jugut, megjithëse kultivimi i saj është praktikisht i përhapur në gjithë botën.
Sigurisht, preferon klimat e nxehta dhe ngjyrat e saj na kujtojnë sezonin e verës, në fakt ka speca jeshile, të verdha, të kuqe me nuanca të ndryshme të ndërmjetme. Ekzistojnë gjithashtu forma të ndryshme, nga ato të mëdha dhe të rrumbullakëta, deri tek ato të gjata dhe të hollë dhe, natyrisht, ka speca të ëmbël dhe pikante.
Le të hedhim një vështrim më të afërt në vetitë e specave.
Në thelb, çfarëdo pigmenti të ketë speci, nuk lidhet me farën, sepse ajo është e njëjta, por me kohën e vjeljes. Me pak fjalë, ne hamë një farë speci, por i kultivuar dhe i vjelë në kohë të ndryshme, e kjo gjë ndryshon dhe vlerat ushqyese të këtij perimi.
Specat jeshil kanë shije pak më të hidhur se specat e tjerë. Janë të pasur në klorofil, potassium dhe vitamina A dhe C.
Specat e kuq, duke qënë se vilen më vonë, kanë disa vlera ushqyese më tepër dhe vitaminat si A dhe C gjenden më me shumicë tek këto speca.
Specat e verdhë vilen shumë më vonë sesa specat e lartpërmendur, ndaj ky është speci më i mirë që mund të konsumoni. Është plotësisht i pjekur dhe burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve që përmendëm më lart. Nuk është i hidhur si speci jeshil dhe as i ëmbël si speci i kuq. Mesa duket i verdhi mban vendin e parë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













