Kosova
Nuk pranohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për dështimin e liberalizimit të vizave
Kryesia Kuvendit u mblodh për herë të dytë sot dhe ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së për seancë të jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave dhe dështimin e saj këtë vit.
Kryetari i Grupit Parlamentar, të LVV-së, Glauk Konjufca tha se u votua brenda a ka të drejtë 40 deputet të thërrasin për seancë të jashtëzakonshme, shkruajn mediat, përcjell albinfo.ch
“Po këtu sapo ndodhi një gjë e tmerrshme për të cilën ne e kundërshtojmë pjesë e kësaj. 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë kategori kushtetuese, nuk mundesh me votu a kanë të drejtë apo jo me thirrë seancë të jashtëzakonshme, këto gjëra nuk hidhen në votim”, tha Konjufca.
Sipas Konjufcës, manipulimi me 40 nënshkrimet e deputetëve që kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme është shkelje.
“Me manipulu dhe me ia mohu vullnetin 40 nënshkrimeve është shkelje. Nuk e përjashtoj mundësinë qe ne të mbledhim serish nënshkrimet”, tha Konjufca.
Për të sqaruar situatën doli edhe Memli Krasniqi nga PDK i cili tha se dy partitë opozitare kishin manipuluar me dy nënshkrime, atë të Ilir Dedës dhe Mimoza Kusari- Lilas.
“Herën e parë e miratuam kërkesën për tu mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga dy parti opozitare nga ora 4, dhe në mbledhje isha edhe unë edhe z. Isufi pyetëm për nënshkrimet që deputetët kishin kërkuar në seancë. Nga ana e LDK pati heshtje, në ndërkohë e patë që dy deputet, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda njoftuan kuvendin se njoftimet e tyre janë përfshirë në kërkesë pa vullnetin e tyre, në këtë mënyrë ne mblodhëm prap kryesinë për të trajtuar këtë çështje. Është hera e parë që kryesia e kuvendit ballafaqohet me një manipulim. Në këtë drejtim propozimi të gjithë neve ishte që kolegët nga opozita të mbledhin prap nënshkrimet, dhe nëse mbesin keq për nënshkrime sepse realisht nuk i bëjnë 40, mund t’i ndihmojmë dhe ta mbajmë seancën sonte”, tha Krasniqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni















