Shqipëria

Nusja e sapomartuar shqiptare vdiq prej helmimit me prush

Bashkëshorti arriti të mbijetonte

Të gjithë i tronditi ngjarja e çiftit Hajdari, lumturia e të cilëve zgjati shumë pak.

Jo më vonë se pesë ditë pasi ata ishin martuar, nusja 19-vjeçare Rezarta Hajdari humbi jetën, ndërsa bashkëshorti Olsi Hajdari, 27 vjeç, u shtrua në spital dhe arriti të mbijetonte.

Fillimisht u raportua se çifti ishin vetëhelmuar, por sipas autopsisë së kryer ndaj 19-vjeçares Rezarta Hajdari si dhe Olsi Hajdari, rezulton se janë helmuar nga monoksidi i karbonit.

Ky i fundit ka ardhur si pasojë e prushit që mbanin në dhomën e gjumit.