Lajme
OBSH-ja paralajmëron rritje të vdekjeve të fëmijëve nga kequshqyerja
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot se do të rritet numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se do të rritet për 10 mijë në muaj numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, shkruan Reuters.
Duke folur në konferencën e Organizatës për Ushqim dhe Agrokulturë pranë OKB-së, ai ka thënë se pritet një rritje prej 14 për qind këtë vit në rastet e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. Kjo rritje është pasojë e pandemisë.
Kjo i bie 6.7 milionë fëmijë shtesë të kequshqyer, shumica në Afrikën sub-Sahariane dhe në jug të Azisë.
“Pandemia ka shkaktuar pengime serioze për shërbimet më esenciale, imunizimin, shërbimet e maternitetit, ushqimin e fëmijëve, planifikimet familjare dhe shumë më tepër. Nuk mund ta pranojmë një botë, ku të pasurit kanë qasje në ushqime të shëndetshme dhe të varfërit mbesin prapa”, ka thënë Ghebreyesus.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat