Lajme
OBSH-ja përsërit: Vaksina e “AstraZenecas” është e sigurt
Një panel ekspertësh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë të mërkurën se vaksina e “AstraZenecas” kundër koronavirusit është e sigurt, një ditë pasi autoritetet në Gjermani kufizuan përdorimin e saj për njerëzit nën 60-vjeç për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut te një grup njerëzish.
Drejtoresha e Departamentit për Imunizim e Vaksina, Kate O’Brien, ka thënë se “ishte e qartë” që vlerësimi i përgjithshëm mbi vaksinën peshon kah të mirat që ajo sjell.
O’Brien i bëri këto deklarime në Grupin e Ekspertëve Këshillues të OBSH-së për imunizim, ku u prezantuan gjetjet me fokus në statusin e vaksinave për COVID-19, Ebolas dhe sëmundjeve të tjera.
Alejandro Cravioto, që është shef i panelit të ekspertëve të OBSH-së për imunizim, ka thënë se dy vaksinat kineze, “Sinovac” dhe “Sinopharm”, deri tani kanë dëshmuar “nivel të efikasitetit që do të përshtatej me kërkesat e OBSH-së”.
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil Kërkesat për azil nga shtetet e Magrebit dhe Libia ranë me rreth 40 për qind në...
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit