Lajme

OBSH ka nevojë për 31.3 miliardë dollarë për të luftuar COVID-19

Koalicioni i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit për luftimin e koronavirusit ka nevojë për 31.3 miliardë dollarë gjatë 12 muajve të ardhshëm për të zhvilluar dhe përfunduar teste, trajtime dhe vaksina, tha organizata të premten, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Ajo tha që 3.4 miliardë dollarë ishin kontribuar deri më tani, duke lënë një hendek fondesh prej 27.9 miliardë dollarësh, nga të cilat 13.7 miliardë dollarë ishin “urgjentisht të nevojshme”.

Nisma e OBSH-së synon të zgjerojë shpërndarjen e 500 milionë testeve dhe 245 milionë kurseve të trajtimeve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në mesin e vitit 2021, thuhet në deklaratë.

“Investimi i kërkuar ka shumë rëndësi kur krahasohet me koston që po shkakton COVID-19”, u tha në deklaratë.