Lajme
OBSH: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër Covid-19
Ende nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, tha të enjten kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Duke folur para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit.
“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë”, u tha Tedros deputetëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje.
“Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha ai.
Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit për të identifikuar dhe luftuar patogjene si viruset.
Ato konsiderohen si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasi ato i ndihmojnë komunitetet që të krijojnë imunitet.
Më shumë se 100 prova të vaksinave të mundshme janë duke u zhvilluar aktualisht në gjithë botën.
Covid-19 ka prekur mbi 9.4 milionë njerëz në botë.
Prej tyre, mbi 4.7 milionë janë shëruar dhe mbi 484,000 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












