Lajme
OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të rritet në mbi 20 mijë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mund të shkojë në mbi 20 mijë, përcjell albinfo.ch.
Numri aktualisht qëndron në 4900 dhe OBSH-ja pohon se ky numër mund të jetë tetëfish më i madh.
Ndërkohë njësitë e shpëtimit po mundohen gjatë tërë kohës që të shpëtojnë njerëzit e ngujuar në rrënojat e mëdha që i ka shkaktuar tërmeti.
Tërmeti kishte qenë me magnitudë 7.8 duke goditur regjione të Turqisë dhe Sirisë në orën 04:17 me kohë lokale afër qytetit.
Seizomologët kanë thënë që dridhja e parë ishte njëra ndër më të mëdhatë të regjistruara në historinë e Turqisë.
Si është situata në Siri?
Në Siri, një vend që tashmë po vuan pasojat e luftës, shkatërrimet pas tërmetit janë të mëdha.
Numri i të vdekurve: Të paktën 1,136 njerëz u vranë nga tërmeti, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve siriane, ndërsa shumë të tjerë u varrosën në rrënoja.
Koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se misioni i kërkim-shpëtimit pengohet nga mungesa e pajisjeve dhe makinerive të rënda.
Ai tha se furnizimet e OKB-së ishin pakësuar dhe nevojiteshin më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore, veçanërisht ujë të freskët ose mjete për të riparuar rezervuarët e dëmtuar të ujit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













