Kosova
Ofertë speciale për shtëpi – merre vetëm valixhen!
Lagjja angleze “Chelsea Point”, në Parkun e Bërnicës, Prishtinë, me rastin e fundvitit lajmëron ofertën e vetme speciale për shtëpinë e tipit ‘Chelsea Grand’ me sipërfaqe prej 290 m2, komplet, të mobiluar dhe çmim marramendës prej 900€/m2!
Shtëpia e tipit ‘Chelsea Grand’ është e gatshme për banim, me arkitekturë angleze dhe dizajn të brendshëm unik, tashmë ofrohet në treg me kushte të pakrahasueshme. Blerësit e interesuar mund të bëjnë blerjen e shtëpisë edhe përmes kredimarrjes në BKT me kushte të jashtëzakonshme, me normë interesi prej vetëm 3.99% dhe 15 vjet afat kthimi.
Për t’u bindur se ky është investimi juaj më i mençur për shtëpi, lexoni veçantitë që ofron ‘Chelsea Grand’. Në bodrum, “Chelsea Point” ka ndërtuar një dhomë kinemaje të kompletuar me mobilje dhe teknologji moderne, dhe sigurisht që ka hapësirë për makinë të madhe në garazh. Në katin përdhesë ju do të gjeni një hapësirë të jashtëzakonshme për qëndrim ditor dhe kënd për argëtim e kompletuar me një kuzhinë moderne që përmban të gjitha mjetet e nevojshme. Ngjituni shkallëve madhështore të drurit të punuara me dorë drejt katit të parë, ku do të gjeni tri dhoma të bukura gjumi, me dy banjo luksoze si dhe një dhomë garderobe në dhomën e gjumit ‘master’. Të gjitha këto sigurisht të mobiluara me shtretër dhe orendi përcjellëse të cilësisë së lartë. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Në çati është ndërtuar ëndrra e arkitektëve dhe muzikantëve, e cila është dizajnuar për të sjellë në jetë mendjet kreative.
Kjo është një shtëpi unike për çdo kënd të bie në dashuri me të, si dhe me një çmim që i shkon për shtati. Kjo është një e ofertë e papërsëritshme, mirëpo vie me një kusht, shtëpia mund të vizitohet vetëm nga 15 janari 2019. E gjitha që ju nevojitet është një valixhe që t’ia filloni mënyrës së jetesës luksoze në një nga vendet më të bukura të Prishtinës.
Për më shumë informata, ju ftojmë të na kontaktoni përmes emailit [email protected] ose numrit të telefonit 045 703 032.
Publireportazh
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve


















