Lajme
OKB: Numri i të varfërve ekstremë mund të kalojë shifrën 1 miliard
Në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se dëmi ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, mund t’i fusë edhe 400 milionë njerëz në varfëri ekstreme.
Raporti, i publikuar të premten, paraqet disa skenarë për vlerësimin e ndikimit të koronavirusit në të ardhurat globale.
Në skenarin më të keq – humbje për 20 për qind e të ardhurave për kokë banori – numri i atyre që jetojnë me 1.90 dollar në ditë mund të rritet në më shumë se një miliard.
Për më shumë se 3.7 miliardë njerëz – mbi gjysmën e popullsisë së botës – të ardhurat po ashtu mund të bien nën 5.50 dollarë në ditë.
“Perspektiva për më të varfërit në botë duket e zymtë nëse qeveritë nuk bëjnë më shumë për ta”, tha Andy Sumner, një nga autorët e raportit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton rel.
“Përparimi në zvogëlimin e varfërisë mund të kthehet 20 deri në 30 vjet prapa dhe ta bëjë ëndërr qëllimin e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund kësaj dukurie”, tha ai.
Miliona njerëz në botë kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka detyruar mijëra biznese të ndalojnë operimet.
Sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 7.5 milionë njerëz në botë.
Prej tyre, mbi 3.5 milionë janë shëruar dhe mbi 422,000 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën Një komitet parlamentar zviceran ka votuar për të mbështetur një kontribut ndihme prej 5 miliardë CHF...
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane