Lajme
‘Omicron’ prezent në 57 shtete të botës
Varianti Omicron i koronavirusit është zbuluar në të paktën 57 vende, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili u bën thirrje qeverive të veprojnë më shpejt.
”Në Afrikën e Jugut, numri i rasteve të Omicron po rritet me shpejtësi. Megjithatë, Omicron u zbulua kur transmetimi i Delta ishte shumë i ulët, kështu që kishte pak konkurrencë”, theksoi Tedros, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ai ishte shpërfillës ndaj raporteve fillestare që sugjeronin se lloji Omicron çoi në një kurs më të butë të Covid-19 në Afrikën e Jugut duke thënë se ishte shumë herët për ta thënë këtë.
Tedros u bëri thirrje qeverive që të marrin seriozisht masat parandaluese dhe t’i zbatojnë ato.
“Nëse vendet presin që spitalet e tyre të fillojnë të mbushen, është tepër vonë. Mos pritni. Veproni tani”, ishte apeli i tij.
Komentet e tij erdhën pasi kreu i prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, ”Serum Institute”, me qendër në Indi, tha se do të përgjysmonte prodhimin e vaksinës AstraZeneca
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve










