Shqipëria

Opozita në Shqipëri kthehet në Kuvend pas 5 muajsh

Pas 5 muajsh bojkot, deputetët e opozitës në Shqipëri janë rikthyer në Kuvend për të shpëtuar mandatet e tyre.

Gjatë seancës së sotme, ata kanë propozuar disa amendamente lidhur me kërkesat e studentëve, të cilët prej disa ditësh kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kërkoi që të shfuqizohet Ligji për arsimin e lartë.

Edhe deputetit i LSI-së, Luan Rama, kërkoi që qeveria të plotësojë kërkesat e studentëve. Ai kërkoi që të miratohen ndryshimet në ligj në mënyrë që të legalizohen kërkesat e studentëve. Ndërsa në kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu mbështetje për kërkesat e studentëve, por  tha se ato do bëhen në dialog me studentët, e jo me opozitën, shkruan albinfo.ch

Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi  se qeveria që ai e drejton e ka zgjidhjen për kërkesat e studentëve, por tha se ajo do të bëhet me dialog. “Zgjidhja vjen me dialog, opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, sepse kërkon të nxjerrë nga zjarri gështenja zjarri, duke futur studentët në qorrsokak”, ka thënë Rama.