Lajme

Osmani: Diaspora duhet të trajtohet përtej remitencave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Bordin e organizatës joqeveritare Germin, e cila merret me çështje të diasporës.

Osmani ka thënë se diaspora nuk duhet të trajtohet në nivel të remitencave dhe ndihmës familjare.

Në këtë kontekst është diskutuar edhe për potencialin që ofron diaspora, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, po ashtu edhe me ofrimin e kapaciteteve profesionale.

Ndërkaq përfaqësues të kësaj organizate kanë thënë se janë të interesuar ta mbështesin punën e institucioneve të Kosovës me ekspertë nga diaspora të fushave të ndryshme.

Në këtë takim është ngritur edhe çështja e të drejtës së votës së diasporës dhe përmirësimit të kornizës ligjore për këtë çështje, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.