Lajme

Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën dhe qytetarët e saj

Në një postim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe qytetarët e saj.

Rusia sot ka nisur ofensivën ushtarake ndaj Ukrainës.

Osmani ka thënë se Kosova do të bashkëpunojë me aleatët për të ndaluar destabilizimin e rajonit.

“Kosova qëndron me Ukrainën dhe qytetarët e saj, të cilat po përballen me pasojat e një lufte të paprovokuar si rezultat i veprimeve të agresionit të Rusisë. Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të ndaluar destabilizimin e rajonit tonë. Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të ngadhënjejë”, ka shkruar Osmani në Twitter.