Kosova
Osmani: Kosova shkon në dialog për njohje
Osmani tha se përveç njohjes reciproke, Serbia duhet të hapë arkivat e saj për të kthyer të zhdukurit e luftës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga organizata amerikane Atlantic Council që merret me çështje të sigurisë ndërkombëtare tha se Kosova do të ulet në dialog me Serbinë për të arritur marrëveshje që përmbyllet me njohje reciproke.
Osmani tha se përveç njohjes reciproke, Serbia duhet të hapë arkivat e saj për të kthyer të zhdukurit e luftës.
“Në këtë proces, tani do të ketë një takim, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që ka në qendër të saj njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog, dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e e saj në BE- teksa bashkëpunon ushtarakisht dhe ekonomikisht me Rusinë. Unë si presidente e Kosovës, mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve, edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje. Ne kemi qenë gjithmonë fqinj i mirë”, tha Osmani.
Ajo foli edhe për prioritetet e Kosovës, siç janë anëtarësimi në Interpol dhe NATO.
“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është një nga prioritetet më të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar që tejkalon përmasat lokale”, tha Osmani, duke shtuar se është e rëndësishme që të punohet me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se anëtarësimi i Kosovës është tejet i rëndësishëm për rajonin.
“Për të punuar individualisht me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se pse anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. FSK-ja që është ushtria jonë është duke u bërë shumë më profesionale me mbështetjen e NATO-s dhe totalisht me standarde të NATO-s. FSK tani së fundi ka marrë pjesë në ushtrimin e NATO-s “Defender Europe 21””, ka thënë presidentja Osmani.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite












