Kosova

Osmani: Të kesh Kosovën në KE, është fitore për të drejtat e njeriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.

Osmani ka thënë se pranimi i Kosovës në KE është fitore për të drejtat e njeriut.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Asamblesë së APKE-së që po na mbështesin në këtë kauzë. Të kesh Kosovën në Këshillin e Evropës, do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.