Kosova
Pa opozitën Kuvendi i Kosovës miratoi Buxhetin 2024
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për buxhetin për vitin 2024 në seancën e cila u braktis nga partitë opozitare.
Në sallë ishin të pranishëm 64 deputetë, prej të cilëve 63 votuan për, ndërsa një abstenoi, transmeton Albinfo.ch.
Për miratimin e buxhetit ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili i falënderoi deputetët për mbështetjen e ligjit.
Në një reagim në rrjetin social Facebook menjëherë pas votimit, Kurti tha se edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet.
Projektligji ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove – nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane Njëra nga gratë i dha atij qasje në sistemin policor të Polis dhe u dënua me... -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë -
Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve -
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë












