Lajme

Pa vizitorë të huaj, sezoni i turizmit veror në Zvicër duket i zymtë

Kufizimet e udhëtimeve shkaku i koronavirusi po i mbajnë  shumë larg turistët e huaj, ndërsa zviceranët po vijnë me ide kreative për të tërhequr vizitorët vendas këtë verë. Por, si duket nuk ka të ngjarë të kompensohen humbjet e të ardhurave.

Me kufij të mbyllur në gjithë botën dhe trafiku ajror me ndalesa, sektori i turizmit po vuan nën peshën e pandemisë koronavirus.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), ndikimi i pandemisë mund të shkaktojë që numri i turistëve ndërkombëtarë këtë vit të bjerë nga 60% në 80%, një rënie që nuk është parë kurrë më parë në 70 vjetët që nga regjistrimet u mbajtën për herë të parë më 1950.

Zvicra nuk do të jetë përjashtim. Hapja e kufijve brenda Bashkimit Evropian dhe me Mbretërinë e Bashkuar më 15 qershor me siguri do të sjellë një lehtësim për operatorët turistikë, por nuk do të jetë e mjaftueshme për të shpëtuar sezonin turistik, përcjell albinfo.ch.