Shqipëria
Pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri, drejt shërimit
Një lajm i mirë dhe shprese vjen për të infektuarit me koronavirus dhe qytetartë që prej 5 ditësh janë në karantinë në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar se babai i pacientit zero në Shqipëri, i prekur nga koronavirusi dhe shtruar tek infektivi në Tiranë është drejt shërimit.
Ai ka reaguar mirë ndaj kurës dhe ka bërë testin e parë që i ka dalë negativ ndaj koronavirusit. Aktualisht mjekët janë në pritje të testit të dytë që del pas 48 orësh që rezultati final i shërimit të tij të konfirmohet plotësisht.
Pacienti që është drejt shërimit është babai i 28-vjeçarit i ardhur nga Firence që është cilësuar edhe si pacioenti zero në Shqipëri.
Ai u infektua nga i biri dhe që prej diagnostifikimit së bashku me djalin e tij po trajtoheshin në spitalin Infektiv.
Presidenti Ilir Meta është shprehur i emocionuar për rastin e parë që është drejt shërimit në vendin tonë nga koronavirusi. Meta uron që një gjë e tillë të ndodhë me të gjithë të prekurit e tjerë sa më shpejt. Duke shpërndarë postimin e ministres Manastirliu, Meta shprehu mirënjohje edhe për punën e palodhur dhe të vështirë të mjekëve dhe infermierëve dhe personelit mbështetës që janë në vijën e parë të fronit me koronavirusin.
‘I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm! Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve u shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!
Mirënjohje të thellë dhe falënderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!
Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!
Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!
Forca të gjithëve!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!” shkruan Meta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë Raportohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia...
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
Jeta në Zvicër
-
Partitë politike në Zvicër me propozime që të frenohet rrjta e kostove shëndetësore Ndërsa votuesit në Zvicër janë të vendosur të peshojnë dy iniciativa që kërkojnë të ulin primet...
-
Rritje e sulmeve me lazer dhe GPS ndaj aeroplanëve zviceranë
-
Liria e shtypit zviceran përkeqësohet pavarësisht rritjes në renditje
-
Kjo linjë ajrore në Zvicër nis destinacione të reja për distanca të gjata
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës