Kuriozitete
Pajisja që ju ndihmon kur ju zë gjumi në timon
Ajo ka sensorë dhe kamera, e vendoset në pjesën e brendshme të makinës
Do të duhet kohë që veturat autonome të bëhen pjesë e realitetit të përditshëm, por një pjesë e kësaj teknologjie ka nisur të vihet në përdorim që tani.
Kompania Nauto, në Silicon Valley, është duke përdorur vizionin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të zgjidhur një prej problemeve më të mëdha të shoferëve, dhe një shkak kryesor aksidentesh: mungesa e vëmendjes në timon.
“Mjafton që vëmendja në rrugë të shkëputet për dy sekonda”, thotë Voa, “që të ndodhë një përplasje”, transmeton TCH.
Pajisja e krijuar nga kompania Nauto e paralajmëron shoferin në kohë për situatën e rrezikut, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka sensorë dhe kamera, e vendoset në pjesën e brendshme të makinës. Algoritmet përllogarisin të dhënat e marra nga kamera që shikon shoferin dhe kamera që vëzhgon rrugën për të zbuluar sjelljet që përbëjnë rrezikshmëri.
Për shembull, nëse drejtuesin e mjetit e zë gjumi në rrugë apo hutohet duke parë telefonin, pajisja lëshon sinjale alarmi duke i kërkuar të rifokusohet në rrugë.
Ajo po testohet në më shumë se 250 flota kamionësh apo taksish, e sa për çështjen e privatësisë, është zgjidhur edhe ajo sepse i dërgon të dhënat vetëm tek zyrat qendrore nëse ndodh ndonjë aksident.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













