Lajme
S’ka vullnet për ta luftuar korrupsionin
Sektori më i dyshuar për korrupsion mbetet fusha e Prokurimit. Rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës thuhet se shpenzohen përmes prokurimit publik
Organizata “Transparency International” e ka renditur Kosovën në shtetet e “zonës së kuqe” të korrupsionit, duke e renditur në vendin 110 nga 176 shtete sa është vlerësuar perceptimi i hajnisë. Këto shifra të publikuara një vit më parë, e bëjnë shtetin kosovar më të pasigurt sa i përket zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, kanë shprehur përkushtimin për ta luftuar këtë dukuri, e cila tashmë ka lëshuar rrënjë në rajon. Sa i përket Kosovës, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta luftojë korrupsionin.
Por, në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temën “Lufta kundër korrupsionit: Mision i mundshëm”, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se për të, por edhe për qeverinë amerikane, lufta kundër korrupsionit në Kosovë është prioritet.
Për këtë arsye, ai shtoi se është vendosur që vitin që vjen të shpenzohen dymbëdhjetë milionë dollarë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Zoti Delawie theksoi se edhe pse ka disa përparime në luftën kundër korrupsionit, niveli i korrupsionit në Kosovë mbetet më i larti në krahasim me vendet e rajonit.
“Korrupsioni pengon punën e qeverisë, kufizon prosperitetin ekonomik, ndikon në cilësinë e demokracisë dhe zvogëlon legjitimitetin e qeverisë. Korrupsioni bllokon burimet publike, kufizon sipërmarrësit dhe largon investimet e huaja dhe vendase”, tha Delawie, citon REL. “Është një problem në të cilin duhet të punojmë së bashku”, tha ai.
Sektori më i dyshuar për korrupsion mbetet fusha e Prokurimit, aty ku gatuhen tenderët. Ndryshe, rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës thuhet se shpenzohen përmes prokurimit publik.
Hasan Preteni është drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ai theksoi se edhe pse lufta kundër kësaj dukurie thuhet në vazhdimësi se është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës, megjithatë angazhimi i institucioneve përkatëse për ta luftuar këtë dukuri ka munguar edhe në vitin 2015.
“Janë të gjitha parakushtet për të luftuar, për të parandaluar korrupsionin. E vetmja gjë që po na mungon janë rezultatet. Të gjitha raportet dhe matjet e perceptimit të përgjithshëm na vlerësojnë njësoj dobët. Duhet një vullnet i fuqishëm politik, e ky vullnet politik po mungon dhe kurrsesi lufta kundër korrupsionit nuk po arrin të vijë në top agjendën e prioriteteve”, tha Preteni.
Zoti Preteni deri sa ka folur për korrupsionin në Kosovë, ka kritikuar sistemin e drejtësisë duke thënë se nuk është duke u punuar sa duhet as nga prokurorët e as nga gjyqtarët.
Ndërkaq, Besim Kelmendi, përfaqësues nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, tha se prokuroritë e Kosovës kanë ngritur aktakuza te shumta ndaj personave të dyshuar për korrupsion dhe janë në pritje të vendimeve nga gjykata. “Neve më të drejtë presim vendime nga gjykatat për aktakuzat që kemi ngritur për rastet e korrupsionit sepse puna jonë finalizohet me aktgjykimet e gjykatave”, tha Kelmendi.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate për media ka thënë se është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një sistem të pavarur të drejtësisë, në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të shtetit ligjor.
E-Diaspora
-
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike 20-vjeçarja Rina Krasniqi, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani, dhe mërgimtarja tjetër... -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026 Pasaporta e Zvicrës në mesin e më të fuqishmeve në botë... -
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga -
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden














