Bota
Pas 22 vjetësh me Google Earth gjendet trupi i një burri
William Moldt ishte shpallur i zhdukur në vitin 1997, në moshën 40 vjeçare, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte dalë gjatë natës në Lantana të Floridas në SHBA
Për më shumë se dy dekada William Moldt nga Florida ishte raportuar i zhdukur, e një kërkim i rastësisht në Google Earth ka rezultat në gjetjen e eshtrave të tij.
William Moldt ishte shpallur i zhdukur në vitin 1997, në moshën 40 vjeçare, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte dalë gjatë natës në Lantana të Floridas në SHBA.
Kërkimi për të kishte nisur, por ishte shuar – deri në muajin e kaluar kur një banor i mëparshëm i Grand Isles në Wellington, rreth 30 kilometra në perëndim të Lantanas, ishte duke e shikuar zonën përmes Google Earth kur e kishte parë një makinë të zhytur në një pellg.
Ish-banori i kësaj zone kishte kontaktuar pronarin, Barry Fay i cili më pas kishte përdorur një dron për të konfirmuar se ishte një makinë e bardhë buzë pellgut, prapa shtëpisë së tij, ka thënë zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach.
Pronari më pas kishte thirrur zyrën e Sheriffit më 28 gusht dhe zyrtarët më vonë arritën të gjejnë pjesën e jashtme të sedanit të bardhë. Pasi kishin nxjerrë makinën jashtë ujit, brenda saj u gjetën eshtrat e William Moldtit.
Barry Fay, prona e të cilit është afër pellgut, ka deklaruar për Palm Beach Post se kurrë nuk kishte vërejtur asgjë nga bregu percjell shkruan Gazeta Ekpress, percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë Më pak se dhjetë udhëtarë janë të regjistruar në aplikacionin e udhëtimit të qeverisë federale... -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze












