Kosova

Debati për Reçakun, ambasada amerikane ka një mesazh

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serbë e kosovarë rreth “Masakrës së Reçakut”.

Në një njoftim, ky institucion ka thënë se retorizmi nxitës dhe revizionizmi historik që kemi parë kohët e fundit në lidhje me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut për t’i normalizuar marrëdhëniet.