Kosova
Pas fitores në Evropian, Gjakova synon medalje në Botëror e Olimpiadë
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, sot është shpallur Kampion Evropian në garat e xhudos që janë duke u zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë.
Pas kësaj fitore, Gjakova ka dhënë një intervistë ekskluzive në Klan Kosova, ku ka treguar se ai nuk do të ndalet me kaq.
Tash e tutje, synim i tij është që të sigurojë medalje të artë edhe në Kampionatin Botëror si dhe atë të Olimpiadës.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Jam i pari nga meshkujt në Kosovë që jam bërë Kampion i Evropës. Këtë medalje e kam kërkuar ndër vite me radhë dhe tani mundi është shpërblyer. E gjithë kjo punë e madhe më në fund na është shpërblyer”, tha ai për Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
“Sot ka qenë dita ime, kam qenë në formë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Ende nuk po mund të besoj, por unë nuk do të ndalem deri në cakun e ardhshëm”.
“Synimi kryesor i çdo sportisti është Kampionati Evropian, Botëror dhe Olimpiada – synimi kryesor në këto dy gara do të jetë medalja”.
Suksesi i xhudistëve kosovarë në Kamiponatin Evropian bëri që Kosova t’i prijë renditjes së shteteve me medalje të fituara
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












