Shqipëria

2 turistët belgë u shpallën të humbur në Theth, u gjenden në Tropojë

Prej dy ditësh ishin shpallur të humbur dy turistë të rinj belgë, pasi familjarët e tyre kishin humbur kontaktet me ta.

Pavarësisht tentativa të banorëve dhe kërkimeve të tyre, ata nuk janë gjetur në bjeshkët e Thethit dhe zonat përreth.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry janë dy turistë nga Belgjika, të cilët  humben dhe prej dy ditësh kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës këmbë.

Pak minuta më parë ata kanë njoftuar se kanë mbërritur në Tropojë, por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja e vonesës.

Pas lajmërimit të autoriteve, dy të rinjtë janë gjetur dhe ata janë shëndosh e mirë në Tropojë.