Kosova
PE-ja miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet përmbyllje e dialogut me njohje të ndërsjellë dhe heqje e masave të BE-së

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Në këtë dokument kërkohet që dialogu me Serbinë të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje ligjërisht obliguese e bazuar në njohjen e ndërsjellë.
Në të njëjtin dokument, kërkohet edhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret për këtë.
Autori i draftit, eurodeputeti Riho Terras, i ka quajtur këto masa të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi.
“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur agjendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë”, tha Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mbështet anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s. U bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta njohin pavarësinë e saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Zvicër
-
Gjykimet që ndryshuan Zvicrën në historinë 150 vjeçare të Gjykatës Federale Gjykata Federale feston përvjetorin – dhe duket të jetë befasueshëm jashtë kohës. Nga të drejtat e...
-
Bujqësia organike në Zvicër në ngërç: Stagnon për herë të parë që nga viti 2010
-
Ushtria zvicerane po mendon të hapë përsëri disa bunkerë të vjetër
-
Zvicra interpreton në Eurovizion me këngën “Voyage”
-
Eurovision 2025 hap dyert me spektakël në Bazel