Integrimi
Pejanët që drejtojnë restorantin zviceran me traditë 270 vjeçare
Restoranti “Sängerstübli” ka filluar punën që nga viti i largët 1745. Rexhep dhe Adem Berisha e udhëheqin atë me sukses të plotë, nga viti 2009

Restorant i vjetër qindravjeçar, tipik zviceran rrëfen për lashtësinë dhe historinë e Riehen-it, një komunë fqinje e qytetit të Bazelit dhe Bettingen. Me mbi 20 mijë banorë, është komuna e dytë më e madhe në Zvicrën Veriperëndimore.
Nga viti 1745 daton ky restorant, të cilin pasi e kanë përcjellë brez pas brezi pronarë të shumtë zviceranë, po e menaxhon prej disa vitesh edhe familja Berisha nga Peja. Autoritetet komunale me xhelozi ruajnë vlerat historike të kësaj pjese të Kantonit të Bazelit dhe kështu ka mbetur edhe Restoranti “Sängerstübli”, që është në menaxhim të famijes Berisha nga 2009 ndërsa është bërë edhe pronë e tyre nga viti 2012.
Gastronomia dhe tregtia
Rexhep Berisha rrëfen për albinfo.ch rrugëtimin për në Zvicër dhe përvojën që kishte fituar në gastronomi si dhe lidhjet e krijuara me Restorantin “Sängerstübli”. Braktisi studimet e drejtësisë në vitin 1987 në Prishtinë për të punuar në Zvicër. Puna e parë që kishte bërë Berisha ishte këtu ishte puna e kamerierit në një restorant të njohur në qendër të Bazelit. Pas vitit 99 ai fillon një aventurë tjetër në importimin e produkteve evropiane për në Kosovë deri në vitin 2005.
Më pas ai merret me distribuimin e produkteve kosovare si Birra Peja, etj. në shitoret zvicerane me firmën “R.B. Import& Export”.
“Sängerstübli”, një restorant autentik zviceran
Në vitin 2009 bashkë me vëllain e vet, Ademin marrin menaxhimin e Restorantin “Sängerstübli”, duke u sfiduar me një restorant tradicional dhe autentik që promovon kuzhinën zvicerane.
“Kualiteti shumë i lartë i ushqimit, shija e veçantë, ndjesia e shtëpisë dhe recetat e përcjella brez pas brezi, janë faktorët që e bëjnë “Sängerstübli”, të jetë një ndër restorantet më të preferuara të adhuruesve të ushqimit tradicional zviceran”, thotë Rexhep Berisha.
“Te ne vijnë të gjithë, të rinj e të vjetër, politikanë, nga komuna, nga bankat dhe nga policia, studentë dhe punëtorë”, thotë nga ana tjetër Adem Berisha, i cili prej fillimit bëri punën e gastronomit në Zvicër.
Ua ka “mësuar” zviceranëve birrën “Peja”
Mysafirët e këtij restoranti tradicional zviceran janë mësuar nga pronarët pejanë që të konsumojnë edhe Birrën e Pejës. Rexhep Berisha, importues i saj, ndihet krenar, sepse kjo natyrisht që është me interes ekonomik, por edhe simbolik, ngase edhe ai vetë është me prejardhje nga Peja.
E tërë familja është e angazhuar në këtë restorant aq sa po ta vizitoni, do të ju duket sikur keni shkuar në Pejë. Mikpritjen e familjes Berisha nuk mund ta gjeni askund.
Ndryshe, “Bacin”, siç e njohin të gjithë Rexhep Berishën, është një personalitet shumë i pranishëm edhe në jetën shoqërore të komunitetit shqiptar në Zvicër e më gjerë. Ai është aktiv në shumë iniciativa të këtij komuniteti dhe në veçanti në ato me karakter ekonomik.
E-Diaspora
-
Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut Para një jave u rihap shkolla shqipe në Gränichen, në kantonin e Argaut, dhe pikërisht në...
-
Mediat italiane shkruajnë për vizitën e Nita Shalës në komunat Arbëreshe
-
Suedi: Në kuadër të Muajit të Frankofonisë, shfaqen dy dokumentarë nga regjisorët shqiptarë
-
Hap dyert Shkolla Shqipe në Frauenfeld në kantonin Thurgau
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës do të inaugurojë një fluturim direkt për këtë linjë Ky destinacion i ri do të shërbehet nga linja ajrore China Eastern nga 16 qershori, njoftoi...
-
‘EuroMillions’ ofron xhekpot 243 milionë euro
-
Publiku është ftuar të testojë ID-në e re elektronike të Zvicrës
-
Cilat kompani gëzojnë reputacion më të mirë në mesin e konsumatorëve të Zvicrës?
-
Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër