Shqipëria
Për 5 muaj, mbi 1 milion udhëtarë
Në Shqipëri, tregu i transportit ajror të pasagjerëve u rrit për të tretin vit radhazi.
INSTAT bën të ditur se, në muajin maj 2019, transporti ajror i pasagjerëve zuri 68,8% të transportit gjithsej.
Ndërkohë që numri i pasagjerëve (hyrje e dalje ) që kanë udhëtuar me linja ajrore, nga Aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës, në pesëmujorin e parë 2019 arriti në 1.100.491 pasagjerë duke u rritur me 10,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, transmeton ATSH.
Vitin e kaluar numri i udhëtarëve që përdorën Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arriti në afërsisht tre milionë, në rritje me 12% krahasuar me vitin 2017.
Ky treg po rritet, i shtyrë nga rritja e vazhdueshme e turizmit dhe biznesit në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Kërkesës në rritje të këtij tregu, i vijnë në ndihmë zhvillimi edhe politikat e qeverisë për ndërtimin e aeroporteve të rinj në qytetet kryesore turistike të vendit, duke filluar nga Saranda, Vlora e Kuksi.
Zhvillimi i infrastrukturës aeroportuale në Shqipëri ka hyrë tashmë një stad të ri zhvillimi, çka pritet të sjellë flukse në rritje të këtij tregu, zhvillim të ekonomisë, turizmit dhe mbi të gjitha gjenerim të ardhurash.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”














